Emocionohen Kanye West dhe Kim Kardashian, “nuk” janë të përgatitur për fëmijën e katërt

496
Sigal

Kanye West dhe Kim Kardashian mezi presin të zgjerojnë familjen e tyre. Ata janë në pritje të fëmijës së katërt, një djalë, që do lindë për disa javë nga një surrogate.

Më parë, Kim konfirmoi se do të bëhet nënë sërish, por tani ndihet shumë e emocionuar.

“Ajo mendon se është e vështirë të përgatitet psikologjikisht për një tjetër fëmijë. Përjetoi të njëjtën ndjenjë kur lindi Chicago. Kim dhe Kanye janë shumë të emocionuar. Chicago u rrit shumë shpejt, këstu që janë të lumtur që të kenë sërish një foshnje në shtëpi. Por nuk do bëjnë më fëmijë. Katër është numri i përsosur për ta”, tha një burim për People.

Çifti tashmë janë prindër të fëmijëve North, 5 vjeçe, Saint, 3 vjeç, dhe Chicago, 11 muajshe.

Edhe Chicago erdhi në jetë nëpërmjet një nënë surrogate.