Emina Cunmulaj është shqiptare 24 karatëshe

485
Sigal

Lindur në Michigan, në 1984- n nga prindër shqiptarë, pasuar nga një karrierë ndërkombëtare dhe të jetuarit në Amerikë; nuk e kanë penguar modelen Emina Cunmulaj me origjinë nga Mali i Zi të ruajë traditat e saj. Modelja i promovon vazhdimisht në Instagram, i gëzohet mënyrës shqiptare të të jetuarit dhe përpiqet t’ua transmetojë fëmijëve. Teksa gjendet në Mal të Zit, Emina ka ndarë me ndjekësit disa momente nga procesi fillestar i përgatitjes së lakrorit, konkretisht shkuljes dhe prerjes së qepëve.

“Jeta e thjeshtë. Me babin tim duke shkulur dhe pastruar qepë të njoma për të bërë Skrobanic (Laknor)”,-shkruan Cunmulaj. Po kështu, në Instagram ka postuar edhe video të vajzës, Ella- s e cila mëson se si t’i nxjerrë qepët nga toka.

Si për të përforcuar idenë tonë qëndrore, që “Emina Cunmulaj është shqiptare 24 karatëshe” dikush vuri re një tjetër detaj interesant: “E dashuroj faktin që ke veshur këpucët e babait. Tipike shqiptare”.