Elvana Gjata publikon foto “me dritën perfekte”, Ermal Mamaqi i lë komentin epik

153

Këngëtarja Elvana Gjata është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo ndan me ndjekësit e saj momente nga jeta e përditshme, apo promovon edhe këngët e saj të reja

Së fundmi këngëtarja ka postuar në Instagram dy foto të cilat tregojnë dy mënyra se si njerëzit bëjnë foto.

Në foton e parë Elvana duket shumë e ëmbël dhe drita perfekt e bën foton të duket mjaft e realizuar.

Në foton e dytë Elvana e ka shtrembëruar fytyrën nga dielli dhe kjo është një skenë që na ndodh të gjithëve.

Fotot kanë marrë shumë komente nga fansat, por komenti i Ermal Mamaqit na ka shkrirë së qeshuri.

“Fotoja e dytë. Kjo je ti” i shkruan moderatori.

Elvana i ka kthyer përgjigje duke i thënë se e priste një koment të tillë.