Elgit Doda publikon hitin e tij të radhës

1005
Sigal

Kantautori i njohur shqiptar, Elgit Doda ka sjellë projektin më të ri muzikor.

“Larg” titullohet kënga ritmike që i dedikohet një dashurie të përfunduar.

Vetë artisti ka punuar për tekstin dhe muzikën e projektit, të cilin e ka sjellë vetëm në versionin audio. Pritet që ky të jetë suksesi i rradhës i artistit, i cili mund ta sjellë shumë shpejt me klip muzikor.

Ndërkohë fansat janë në pritje të duetit me të dashurën e tij, Klea Huta, por nuk dihet nëse po përgatiten për të sjellë dicka bashkë.

https://www.youtube.com/watch?v=hmNHEFvv56A