Sigal

Shqiptarja Eleni Foureira që përfaqësoi Qipron në Eurovision dhe arriti të ketë një turne në Evropë ka rrëfyer dicka më shumë për këtë vit të suksesskëm.

Ajo solli hitin “Fuego” që ngriti në këmbë gjithë botën. Në një intervistë në Greqi, ajo ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision dhe ndikimin në karrierën artistike.

“E ndjeva se duhej të shkoj në Eurovizion, të shkoj në këtë skenë dhe të më shihnin”, tha Eleni duke pranuar se kur njerëzit e ERT-së refuzuan, ajo besonte se nuk e meritonte të ishte në konkurs.

Gjithcka ndryshoi kur propozimi erdhi nga Qiproja. “Kur George Arsenakos më thirri në kompaninë time, Panik Records, dhe më tha lajmin, mbeta e habitur. Bëmë një takim dhe isha i habitur se sa njerëz të mirë ishin, të organizuar dhe të diskutueshëm. Vendimi për të shkuar në Eurovision ishte më i miri i jetës sime”, përfundoi këngëtarja.