Sigal

Ishte ndër pretendentet për të fituar Festivalin Europian të Këngës. Flasim për Eleni Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare që dogji skenën e “Eurovision”, aty ku tërhoqi vëmendjen e miliona njerëzve në mbarë botën në muajin maj.

Por, duhet të presim datën 25 korrik, ditë kur Eleni do të vijë në Tiranë që të ndezë skenën e sheshit “Skënderbej”.

Pas ”Eurovision-it”, ajo nisi një tur nëpër Europë, që përfshin koncerte në Qipro, Ibiza, Madrid, Barcelonë, Londër, Amsterdam e Stokholm, duke shijuar ende frutet e suksesit të saj pas performancës në Festivalin e muzikës europaine.

Në profilin e saj social, Eleni ka zbuluar se pjesë e turit të saj do të jetë edhe kryeqyteti shqiptar, ku ajo do të performojë më 25 korrik.

Pas dy këngëtarëve Ermal Meta dhe Rita Ora, Eleni Foureira është e treta këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, që do të performojë në Tiranë.