Edona Llalloshi dedikim prekës të birit në 3-vjetorin e lindjes

548
Sigal

Për familjen e këngëtares Edona Llalloshi, dita e sotme është shumë speciale. Djali i saj, Nur feston 3-vjetorin e lindjes dhe emocionet janë të mëdha. Me anë të një postimi të publikuar disa orë më parë, Edona ka zgjedhur të ‘derdhë’ gjithë emocionet e saj prej nëne në pak rreshta. “Nur-i im sot 3 vjeç. Çfarë duhet dhe mundet një Nënë t’i japë dritës së vet, veçse shpirtin dhe dashurinë pafund për një jetë të gjatë e të lumtur?”,-ka shkruar ajo.

Me siguri kjo ditë do bëhet edhe më e bukur për të voglin me dhuratat dhe surprizat që Edona ka rezervuar për të. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, vajzës më të madhe dhe djalit 3-vjeçar.

Imazh i ngjashëm