Sigal

Pas daljes nga rehabilitimi u përfol se Demi Lovato kishte nisur një lidhje të re me një djalë të quajtur, Henry Levy. Së fundmi ata të dy janë fotografuar duke u puthur në buzë jashtë një restoranti në Malibu.

Më pas Demi dhe Henry u panë të kapur përdore duke shkuar drejt makinës së tyre. Këngëtarja nuk ka preferuar të bëjë ndonjë koment në lidhje me këtë marrëdhënie.

Megjithatë një burim pranë Demit ka treguar disa javë më parë për ‘E Online’ se ata nuk janë në një lidhje dhe se Henry po e ndihmon këngëtaren në këtë periudhë të vështirë. I njëjti burim ka thënë se Demi është e fokusuar tek shëndeti i saj dhe nuk është gati për një histori dashurie, por këto foto tregojnë shumë.