Çifti më i ri mbretëror, Prince Harry dhe Meghan Markle, po u gëzohen muajve të parë të martesës së tyre më shumë nga ç’mendoni. Në Pallatin Mbretëror kanë nisur “ethet e fëmijës.” Meghan Markle, 37 vjeç, dhe Princi Harry, 33 vjeç, po përpiqen të sjellin së shpejti në jetë anëtarin e ri të familjes së tyre.
Sigal

Dhe cila është zgjidhja më e mirë për ta bërë këtë? Një aplikacion praktik!

“Harry po kalon më shumë kohë me bashkëshorten e tij. Meghan dhe Harry po shijojnë jetën seksuale në çdo orë të ditës”, – thotë një burim i afërt me çiftin, ekskluzivisht për HollywoodLife.

“Meghan ka një aplikacion në telefonin e saj për ditët më të mira në të cilat mund të mbetet shtatzënë dhe gjatë atyre ditëve, edhe Harry rri më shumë me të”.

Pra, siç mund ta kuptoni, asnjë moment dashurie nuk shkon kot.

“Kjo do të thotë që në mëngjes, pasdite apo natën, ata kalojnë shumë kohë bashkë dhe qëllimi është të sjellin në jetë një fëmijë sa më shpejt… dhe Harry nuk është duke u ankuar fare”, – shton më tej burimi.

Por a do të kemi së shpejti një fryt nga dashuria e çiftit? Dyshimet kanë ditë që kanë nisur, madje dalja e fundit e Meghan në Londër, më 6 shtator, shkaktoi thashethemet e shtatzënisë nisur edhe nga veshja e saj. Pati komente se edhe faqet i kishte më të mbushura. A është një shenjë e mirë apo efekt i highlighterit? Burimi thotë të vërtetën: “Nuk ka një lajm konkret ende, por ata po përpiqen”.

Çifti mbretëror janë në kohën e duhur. Madje, edhe dyshimet e shatzënsisë që po përflitet gjithandej po i  nxit që vërtet së shpejti të bëhen prindër. Kjo, edhe për shkak se dëgjojnë gjithçka flitet e shkruhet: “[Meghan] dhe Harry vërtet nuk u kushtojnë shumë vëmendje të gjitha thashethemeve, pasi pranojnë se vetëm një pjesë e tyre tregojnë kush janë në të vërtetë.”

Një tjetër burim zbuloi më 10 shtator: “Meghan e di se për gjithçka që ajo vesh, tani do të analizohet për “shenja” dhe “gjurmë” shtatzënie, madje edhe mënyra se si stilon flokët dhe mënyra si vepron në publik, ndaj po mësohet”.