Sigal

Tuvana Turkay është aktorja turke e bërë e njohur për publikun shqiptar në rolin e ‘Baharit’ në serialin “Diamante dhe dashuri”. Pak pas përfundimit të xhirimeve i dashuri i saj futbollist e tradhtoi dhe kjo qe një periudhe shumë e keqe për aktoren. Ajo vendosi të largohej nga Turqia drejt Londrës, por duket se nuk e ka përballuar dot ndarjen. Teksa është kthyer përsëri në Turqi ajo ka vendosur t’i japë një shans tjetër futbollistit dhe mediat turke raportojnë se ata janë parë shumë herë së bashku kohët e fundit. Kjo është një mundësi e dytë për çiftin dhe ‘Bahari’ shpreson shumë që të funksionojë.