E rëndë/ Vdes papritur aktorja në moshën 16-vjeçare

521
Sigal

Ylli televiziv i BBC, Mya-Lecia Naylor ka vdekur papritur në moshën 16 vjeçare.

Shkaku i vdekjes së aktores dhe modeles nuk dihet ende. Ajo vdiq më 7 prill por lajmi është raportuar vetëm sot.

Agjencia e saj, A&J Management, tha se ngjarja ndodhi pasi Naylor  u rrëzua, duke mospërcaktuar qartë se çfarë kishte ndodhur.

Mya-Lecia është shfaqur në shfaqje si Millie Inbetween dhe Almost Never, e së fundmi u bë pjesë e grupit Angels N’ Bandits.

Alice Webb, drejtoresha e BBC Children, tha se lajmi i vdekjes së saj e la ekipin të tronditur dhe tmerrësisht të trishtuar.