E pyesin për orientimin seksual, Fjoralba Ponari ndihet e ofenduar (FOTO)

960
Sigal

Fjoralba Ponari ju përgjigj pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Mes tyre kishte nga ata që e komplimentonin për figurën që bën në ekran, nga ata që e pyesnin për ëndrrat, këngën, filmat etj.

Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ishte përgjigja e saj ndaj pyetjes së një ndjekësi nëse është lesbike:

“Ah ky është një nga ato meshkujt tipikë që ofendon për vëmendje vazhdimisht, nga ata të lodhurit fare që s’kanë për të mësuar kurrë ç’do të thotë të flirtosh me një femër.

Për t’ju përgjigjur pyetjes tënde: Jo, por nëse do më duhej të zgjidhja mes mashkullit të fundit si puna jote dhe një femre, do zgjidhja femrën.

Aq të mbaruar më duken soji yt.”