E papritur/ Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ylli i telenovelave Edith Gonzalez

694
Sigal

Është ndarë sot nga jeta aktorja e famshme meksikane e njohur nga roli i Salomes, Edith Gonzalez. Aktorja nuk arriti ta fitonte betejën me kancerin dhe ndërroi jetë sot në moshën 54-vjeçare.

Gonzalez la pas bashkëshortin Lorenzo Lazo dhe vajzën 14-vjeçare, Constanza.

Lajmi i ndarjes së saj nga jeta ka trishtuar shumë fansat e telenovelave meksikane. Gjatë kësaj periudhe aktorja ka përçuar mesazhe force për të mos u mposhtur nga sëmundja.