E papritur/ Ikona e muzikës trondit fansat me deklaratën e tij: Kam kancer në fyt

120

David Scott Mustaine është një kitarist, këngëtar, kompozitor dhe aktor. Ai është më i njohur si bashkë-themelues, vokalist, kitarist dhe kompozitor kryesor i grupit amerikan të metaleve të rënda Megadeth, si dhe kitaristi origjinal i grupit amerikan Metallica.

Ditën e djeshme, ai konfirmoi publikisht se është diagnostikuar me kancer në fyt, ku tregon edhe se ka kaluar shumë pengesa në jetë.

“Është sigurisht diçka që duhet respektuar dhe duhet përballuar me kokën lart, por unë kam kaluar plot pengesa. Po punoj nga afër me doktorët dhe kemi bërë një plan trajtimi i cili ata thonë se ka rezultuar i suksesshëm në 90% të rasteve. Trajtimi ka nisur tashmë.”- shkruajti Mustaine.

Gjithashtu ai ka njoftuar edhe fansat e tij per anullimin e koncerteve gjë që nuk u prit edhe aq mirë nga adhuruesit e tij.

Ka zbuluar se kolegët e grupit: basisti David Ellefson dhe kitaristi Kiko Loureiro, po punojnë për një album të ri i cili do të jetë vazhdimi i albumit “Dystopia” në 2016-ën.

Eksperimenti i tij qe një sukses pasi albumi i parë i Megadeth në 1985-ën: “Killing is my business…and the business is good” u prit shumë mirë si nga kritika, ashtu edhe publiku. Megadeth është nominuar 11 herë për çmime Grammy.