E mbani mend Dorina Garucin? Bukuroshja na surprizon…

535
Sigal

Këngëtarja shqiptare, Dorina Garuci i ka thënë “PO” propozimit të të dashurit të saj.

“Përgjitmonë bashkë”, shkruajti në postimin ku gjendet pranë partnerit. Ajo ka disa vite që jeton në Vienë ku ka zhvilluar jetën dhe karrierën në muzikë.

Dorina u bë e njohur nga pjesëmarrja e saj në kompeticionin “Ethet e së premtes” ku u rendit e dyta në edicionin e katërt të spektaklit. Ajo arriti në finale së bashku me Kejsi Tolën, ku kjo e fundit mori triumfin dhe më vonë përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.