E kishit menduar ndonjëherë? Ish-fotografi i familjes mbretërore zbulon detaje të reja: Meghan është personifikim i Dianës

625
Sigal

Ian Pelham-Turner ka qenë fotografi i familjes mbretërore për 46 vite, duke qenë kështu i pranishëm për 4 gjenerata të asaj familjeje. Ditën e sotme, Ian ka qenë i ftuar në emisionin e Rudinës për të zbuluar disa detaje në lidhje me mbretërorët, si dhe arsyet e ardhjes së tij në Shqipëri. Pyetur nga Rudina, Ian është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për ta promovuar atë më shumë rreth botës. “Unë që tani ndihem anëtar i familjes shqiptare”, ka thënë ai. Ian është bërë fotograf i mbretërorëve që në moshën 16-vjeçare dhe sipas tij, duhej të kishte foton perfekte bardhë e zi brenda 7 minutave. “Për pak sekonda, kisha fotografinë më të famshme në botë. Diana e adhuronte gjithmonë kur thyente protokollin. Ajo donte që ajo foto (me Princ Charles dhe William) të shpërndahej në të gjithë botën. Por teksa shkrepja atë foto, Charles e heq William nga Diana dhe e merr vetë në krah. Aty kuptohej që marrëdhënia e tyre ishte në krizë. Kur Diana vdiq, të gjithë stacionet televizive më kërkuan të flas për të”, u shpreh Ian. Më tej, ai ka pranuar se Kate dhe Meghan kanë probleme, pasi Meghan është personifikim i Dianës dhe ka të gjitha sjelljet që kishte ajo. Sipas Ian, Meghan do të jetë një nga anëtaret më të rëndësishme të familjes mbretërore të shek. XXI.