Sigal

Kantautori Saimir Çili ka postuar një version të ri të këngës “Ku ke ti moj Ajshe” dhe shkruan se muzika shqiptare është bastarduar.

Artisti kërkon burg për të gjithë ata që po dëmtojnë kulturën, ndërsa iu kërkon televizioneve që të mos e transmetojnë këtë variant të shëmtuar dhe pornografik.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Të më falni, po degjenerimi vazhdon e vazhdon në përdhunimin e këngës së kënduar shqip, nga erdhëm e ku po shkojmë.

A është nga Azerbaxhani, Turqia, Maqedonia, Bullgaria etj etj etj (vetëm teksti është shqip) përpos pornografisë së shtuar prej shumë vitesh në video-clipet.

Oooooo Tv çfarë po i bëni Kulturës Shqiptare?

Se kam vetëm me këtë këngë, por me shumë e shumë e shumë të tjera.

Oooooo producent, çfarë kulture po i servirni brezit të ri…?

O Shqipëri këta janë kriminelët e kulturës tënde të vyer.

Dita e zisë për muzikën shqiptare ka kohë që ka zbritur në Shqiprinë tonë të dashur.

Vetëm burgu për këto lloj monstrash mund të jetë zgjidhje.

Kush i jep të drejtën këtyre mortjeve të shrytëzojnë një këngë si “Ku ke ti moj Ajshe”, dhe ta përdhunojnë?!”