Sigal

Ai është një nga këngëtarët e njohur në vendin tonë, i cili ka tërhequr vëmendjen që në fillimet e karrierës, me zërin e  veçantë dhe këngët e tij. Bëhet fjalë për Renis Gjokën, e cili siç tregoi në spektaklin ‘Kënga Magjike’ këngën ‘Dashuria ime ti’  ja kishte dedikuar një personi shumë special, por për të cilin nuk zbuloi asgjë më shumë.

Siç është mësuar së fundmi, këngëtari i njohur prej 10 vitesh është në një lidhje me një vajzë, profesioni i së cilës është ekonomiste, një vajzë brune, e cila quhet Jona.

Ai e ka mbajtur lidhjen e tij larg vëmendjes së mediave për vite me radhë, por sipas disa burimeve  dyshja duket se e ka zyrtarizuar marrëdhënien e tyre dhe çdo gjë është tashmë familjare

Ditën e enjte është vendosur se do të zhvillohen bisedime mes Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

Fokusi i diskutimeve do të jetë te “mbyllja” e rrugëve të migrimit përgjatë Mesdheut nga Afrika në Evropë. Sakaq, Gjermania dhe Austria kanë paralajmëruar Romën se nëse nuk bashkëpunon do të veprojnë kundër saj.

Takimi do të ndodhte në prag të një takimi të ministrave të brendshëm europianë në qytetin austriak Innsbruck, të enjten dhe të premten e javës së ardhshme.