E bija kaloi mbidozë, flet për herë të parë nëna e Demi Lovato

569
Sigal

Këngëtarja e njohur Demi Lovato kaloi në mbidozë heroine pak javë më parë. Për herë të parë, nëna e saj ka folur në një intervistë për ‘Newsmax Tv’, për ngjarjen e rëndë që përjetoi.

“E vështirë për të folur. Isha e shokuar kur mora vesh çfarë kishte ndodhur. Akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare. I thashë që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar”, tha Dianna de la Garza.

Për gjendjen aktuale të këngëtares, Dianna tha: “Ajo po e merr veten dhe po lufton fort. Gjithë ndihma që i duhet është aty. Ajo është e lumtur, e shëndetshme. Kjo në vetvete më nxit për të ardhmen e saj dhe për të ardhmen e familjes sonë.”