Dyshohej se Dukeshat nuk shkonin mirë me njëra-tjetrën, ja e vërteta…

404
Sigal

Pak ditë më parë, Meghan Markle organizoi një ‘baby shower’ në New York bashkë me familjarët dhe miqtë e saj. Të gjithë prisnin që në festë të ishte e pranishme dhe Kate Middleton, por u vu re mungesa e saj. Megjithatë dukeshat nuk kanë lënë vend për dyshime për një krisje në marrëdhënien e tyre, sepse Kate pritet të organizojë një ‘baby shower’ të dytë për fëmijën e Meghan dhe Harry.

Një burim pranë familjes mbretërore ka treguar ekskluzivisht për ‘Us Weekly’ se festa e dytë do të organizohet në Mbretërinë e Bashkuar dhe drejtuesja e saj do të jetë Kate. Në të pritet që të jenë të pranishëm njerëzit më të afërt dhe sigurisht që gjithçka do të jetë shumë private. Në këtë mënyrë Kate dhe Meghan u dhanë fund njëherë e mirë të gjitha thashethemeve se mes tyre ka probleme.