Dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry shumë pranë zhvendosjes nga pallati ‘Kensington’, ja arsyeja…

446
Sigal

Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke rinovuar shtëpinë e tyre të re në Frogmore, ku do të zhvendosen pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë.

Arsyeja pse çifti ka vendosur të zhvendoset nga pallati mbretëror është se ata kanë nevojë për qetësi për të rritur fëmijën e tyre.

Burime pranë tyre kanë treguar për ‘Cosmopolitan’ se shtëpia e çiftit do të jetë ‘chic’ dhe moderne. Meghan i ka kushtuar rëndësi çdo detaji, madje shtëpia do të ketë dhe një studio për ‘Yoga’. Ngjyrat e saj do të jenë neutrale si për shembull gri dhe e bardhë.

Ajo çfarë vlen për t’u përmendur është se siguria do të jetë maksimale për çiftin dhe beben mbretërore në shtëpinë e tyre të re.