Dua Lipa po vazhdon të bëjë thirrje që të ndihmohen të prekurit e tërmetit në Shqipëri

253

Në një postim që ka të radhës në Instagram, Dua shuhet e veshur me bluzën e krijuar nga “Bond” mbi të cilën shkruan emri i saj dhe “lutu për Shqipërinë”.

Të ardhurat e shitjes do të dhurohen për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe kjo ka bërë që Dua përsëri të promovoj këtë linjë veshjesh.

“Koleksioni i bluzave me bond.nyc në ndihmë të viktimave të tërmetit të Shqipërisë! 100% e të ardhurave u shkon viktimave dhe familjeve të të prekurve. Linku për të marrë tuajën është në bio!!! Ndihmoni në ruajtjen e një komuniteti. Me dashuri, Dua”, ka shkruar këngëtarja.