Dua Lipa komenton Era Istrefin pas performancës në finalen e Botërorit

585
Sigal

Këngëtarja kosovare Era Istrefi, ka realizuar performancë në stadiumin “Luzhniki” të Moskës ku ka hapur ceremoninë finale të Botërorit 2018 duke kënduar ”Live It Up” krah yjeve të njohur Nicky Jam e Will Smith.

Në postimin e këngëtares në rrjetin social Instagram, ka komentuar këngëtarja po ashtu e famshme, Dua Lipa e cila i ka dhënë përkrahje.

“Bravo Era”, ka shkruar Lipa në postimin në Instagram.

Ndryshe Dua Lipa, ka performuar në ceremoninë e finales së Ligës së Kampionëve, duke realizuar një sukses të radhës nga një këngëtare me prejardhje nga Kosova.