Sigal

Viti 2019 nisi mirë edhe për Dua Lipën. Vetëm në fund të vitit që lamë pas, publikohet lista e 10 artistëve me albumin më të shitur dhe Dua ishte në vendin e nëntë. Kënga ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris ishte në vendin e parë, ndersa kënga ‘IDGAF’ sërish në vendin e nëntë.

Duhet përmendur dhe fakti që Dua Lipa ishte e vetmja femër që ia doli të ishte pjesë e 10 vendeve të para, duke lënë pas Ariana Grande, Jess Glynne dhe Paloma Faith. Dua qëndronte pranë emrave të njohur si Drake, Eminem, Ed Sheeran etj. Dhe një herë tjetër, Dua Lipa na bëri krenarë për të.