“Dua katër fëmijë”, pasi Kejsi tregoi planet për jetën, reagon Stresi: Good luck!

483
Sigal

Përmes një postimi në Instastory, reperi Stresi ka publikuar një foto, ku shfaqet një kalë i bardhë dhe mbi të shkruan: “Paç fat”.

Ky postim i reperit vjen menjëherë pas një bashkëbisedimi online ku ish-e fejuara e tij Kejsi zbuloi planet e saj për karrierë dhe familje.

Kejsi shprehte dëshirën se dëshiron të investojë në hapjen e një shkolle estetike dhe përsa i përket familjes ajo tha se dëshiron të ketë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

“Shumë shpejt pres të bëj edhe një shkollë bukurie sa për ta patur një plus dhe do të hap BKC studio shpresoj në të ardhmen.

Do dëshiroja të kisha katër fëmijë, por si dihet kurrë jetës. Do isha e kënaqur me çfarëdo t’më vinte, por ëndërr e kam tre çuna dhe një gocë”, shkruante ajo në postimin e saj në Instastory.