Djali i Almedës dhe Tolgahan i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

102

Sipas mediave tuke, djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Efehanit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni pasi iu shfaqën disa kiste në kokë. Edhe pse operacioni zgjati disa orë, ai shkoi shumë mirë. Burime për mediat turke bëjnë me dije se gjatë kohës që djali ka qenë në sallën e operimit, Almeda ka shpërthyer në lot Pas këtyre lajmeve, aktorja shqiptare ka reaguar për herë të parë me një status në Instastory, ku tregon gjendjen e të birit pas operacionit.

“Ju falenderoj përzemërsisht të gjithëve për urimet e sinqerta dhe interesimin që treguat për shëndetin e djalit tonë Efehan. Operacioni kaloi me sukses dhe Efehan është shumë mirë. Jua shpërblefsha në raste të gëzueshme dhe Zoti i ruajt të gjithë fëmijët kudo që janë.”- shkruan Almeda në postim.