Disney i bën dhuratën më të veçantë bebit mbretëror

524
Sigal

Princi i vogël Archie është vetëm 5 ditësh, por e gjithë bota i ka sytë tek ai. Që tani, kanë nisur dhuratat e para për bebushin mbretëror dhe mes të tjerave më e veçanta ishte ajo e sjellë nga bota e Disney-it për fëmijën e parë të Meghan dhe Harry-it.

Një video të animuar posaçerisht për familjen e re, pjesë e së cilës është personazhi shumë i dashur, Winnie the Pooh. Për të festuar lindjen e Archie Mountbatten-Windsor, Disney krijoi një Winnie the Pooh shumë të veçantë, si dhuratë për Meghan dhe Harry-n.

Arushi i famshëm teksa bën rrugën e tij nga pylli i famshëm drejt kështjellës Windsor, për t’i dërguar diçka speciale prindërve të rinj! Në skenën finale, shfaqet Meghan dhe Harry të ulur në dhomën e bebit Archie, ndërkohë që Winnie the Pooh, dëgjon dukeshën teksa lexon me zë të lartë përralla për atë dhe të birin.

Kjo dhuratë është shumë e dashur për çiftin jo vetëm sepse vizatimi është shumë prekës, por sepse princ Harry është fans i madh i arushit Pooh.