Dikur ‘rivale’, por këngëtaret e famshme paralajmërojnë bashkëpunimin surprizë

433
Sigal

Christina Aguilera është gati t’i dhurojë fansave të saj një eksperiencë të mrekullueshme me koncertin e organizuar në Las Vegas. Koncerti do mbahet në teatrin ‘Zappos’ dhe quhet ‘Christina Aguilera: The Xperience’. “Është vendi perfekt për të kombinuar energjinë tënde dhe idetë, duke ia transmetuar këtë fansave të tu”, është shprehur Christina për ‘E!News’. Pyetur për bashkëpunime të reja, Christina ka thënë se mund të ketë një të tillë me këngëtaren Britney Spears.

Duke qenë se të dyja janë në Vegas, Christina ka thënë se ky bashkëpunim është i paevitueshëm. Ajo do që të ‘bashkojë forcat’ edhe me Lady Gaga-n, në mënyrë që shfaqja të jetë e mrekullueshme dhe këtë do ta bëjë për hir të fansave të saj. Ajo gjithashtu ka thënë se do të këndojë çfarëdolloj këngë publiku të kërkojë, pasi do që ato të shijojnë çdo gjë në maksimum.