Sigal

Bukuroshja e ekranit Diellza Kolgeci ka zbuluar detajet e shtatzënisë në një intervistë për ‘Sevenbizz’. Këngëtarja dhe aktorja e njohur së bashku me mikeshën e saj të ngushtë kanë organizuar ‘Ballon Shqiptare 4’, një event promovues për vlerat dhe kulturën shqiptare, me të ftuar personazhe të njohur publikë.

Gjatë intervistës, përveçse u fol për eventin e përvitshëm, Diellza ju përgjigj edhe pyetjeve për lidhjen dhe shtatzëninë që deri tani nuk ishte bërë publike. Pyetjes pse e mbajti të fshehtë historinë e dashurisë, ajo ju përgjigj: “Nuk e kam mbajtur të fshehtë, thjesht gazetarët nuk i kanë ditur vendet ku unë rri. Të gjithë miqtë dhe familjarët e mi e kanë ditur pasi unë nuk jam fshehur kurrë”.

Më tej ajo foli për përjetimet e shtatzënisë dhe theksoi se çdo gjë po shkon mirë. “Kontrollet kanë treguar se bebi është mirë, çdo gjë po shkon shumë mirë. Gjinia nuk ka rëndësi tek fëmija i parë, por duke qenë se unë jam rritur mes djemsh kam shumë dëshirë të kem një vajzë, por të shohim”,-u shpreh më tej Diellza. Organizimi që mblodhi personazhet publikë së bashku rezultoi i suksesshëm.