Diellza Kolgeci bëhet nënë për herë të parë

568
Sigal

Modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci në orët e para të ditës së sotme fitoi epitetin më të rëndësishëm që mund të ketë një femër. Ajo u bë nënë e një vogëlusheje, të cilën e ka me basketbollistin e njohur kosovar, Fisnik Rugovën.

Bukuroshja kosovare  tregoi se bebes ia vendosën emrin Helena Rela Rugova.

Diellza tregoi se ka lindur në Spitalin Amerikan, ka pasur disa komplikime gjatë lindjes, por që tani fatmirësisht ajo dhe Helena Rela janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam lindur në spitalin Amerikan në Prishtinë dhe ende jam këtu, dje rreth orës 6:30 jam shtri dhe kam lind në oren 1:25 mëngjesit, lindje natyrale. Gjatë lindjes kam pas disa komplikime, por falë ekipit super të mirë të Dr. Goksu Goc çdo gjë ka përfunduar mirë. Bebi ka qenë me fat që ka një doktoreshë si dr. Rita”, tregoi Diellza.

Ajo më tutje rrëfeu se dhimbjet e mëdha i ka harruar në momentin kur mori beben në duar. “Nuk e kam besuar që ato dhimbje aq të mëdha mundet dikush t’i kalojë në sekondë”, u shpreh Diellza, duke shtuar se në spital do të qëndrojë edhe dy ditë derisa t’i kryej kontrollet e tjera.