Sigal

Nëse dëgjoni një fragment të vijës melodike apo zërit të këngëtarëve me siguri do ju kujtohet kënga. Bëhet fjalë për hitin mjaft të dëgjuar dhe të popullarizuar “Despacito”, e kënduar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee që po thyen çdo rekord.

Deri më tani kënga ka kaluar shifrën e pesë miliardë klikimeve në YouTube që nga publikimi i saj në janar të vitit 2017, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali.

“Billboard” ka bërë të ditur së fundmi se kjo këngë ka thyer gjithsej edhe shtatë rekorde botërore të Guinness në një afat kohor prej një viti e gjysmë:

1- Kënga që qëndroi më shumë javë në top listën Latine të Billboard.
2- Videoja muzikore më e shikuar online.
3- Videoja muzikore më e pëlqyer online.
4-Videoja muzikore më e shikuar në YouTube.
5- Kënga më e dëgjuar në botë.
6- Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime.
7- Videoja më e shikuar online.

I lumtur për suksesin Luis Fonsi publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqej me shtatë mirënjohjet e marra nga Guinness.