David Beckham ka ditëlindjen: Victoria e uron në mënyrën më romantike të mundshme

490
Sigal

Janë një nga çiftet më jetëgjatë të showbizit botëror dhe shpesh  janë lakuar në media për marrëdhënien e tyre.

Përveç momenteve të bukura, David Beckham dhe Victoria Beckham janë përmendur në media edhe për ndarje të mundshme, tradhti etj.

Megjithatë ata kanë treguar gjithnjë se të gjitha kanë qenë spekulime mediatike. Sot në familjen e tyre është një ditë e rëndësishme pasi ish-futbollisti i njohur feston ditëlindjen.

Ai ka marrë urime nga fëmijët e tij dhe bashkëshortja si dhe ka publikuar në rrjete sociale, foto dhe video me mëngjesi i ditëlindjes i përgatitur nga familja e tij për të.

“Gëzuar ditëlindjen David, ti je gjithçka për ne . Të duam shumë,”- ka shkruar Victoria dhe gjithashtu ka publikuar një foto të dy duarve të tyre të bashkuara.

Edhe fëmijët e çiftit kanë publikuar urime dhe foto nga ditëlindja e babait të tyre.