Sigal

Dasma e shumëpritur dhe e shumëpërfolur mes Ledion Liços dhe Sara Hoxhës më në fund do të mbahet sot. Ashtu siç ishte folur edhe më herët dasma do të mbahet në liqenin Komo në Itali.

Dasma do të mbahet sot dhe një rezidencë shumë luksoze në Itali. Sara dhe Ledioni do të lidhin kurorë në një festë të kuruar deri në detaje por gjithsesi shumë private. Të njëjtat burime për Blitz.al bëjnë me dije se festa ka nisur që dje, ku është mbajtur një pritje e veçantë për të ftuarit ndërkohë që dasma e vërtetë do të mbahet sot në mbrëmje.

Megjithatë, duke ditur se dasma mbahet sot dhe duke menduar paraprakisht se cilët janë personazhet e njohur shqiptarë më pranë çiftit, nëpërmjet Instagramit arritëm të zbulonim edhe disa prej të ftuarve kryesorë.

Nuk është e rastësishme që të gjithë këta personazhe po fluturojnë drejt Milanos apo jo?.