Sigal

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të komentuar në media dhe çdo gjë e re rreth tyre përbën kuriozitet për publikut.

Dyshja në fillim preferuan ta mbanin marrëdhënien diskrete, por ishin paparacët ata që i kapën mat.

Image

Kështu çifti pas disa muajsh konfirmuan se ishin bashkë dhe që prej asaj kohe nuk i kursyen fotot me njëri tjetrin.

Klea dhe Elgiti po bëjnë 1 vit bashkë dhe duken të dashuruar marrëzisht pas  njëri tjetrit, aq sa këngëtari ka vendosur një tatuazh për aktoren.

Elgiti ka postuar sot në Instastory një foto ku tregon se ka shkruar shkronjën e parë të emrit të Kleas, në dorë e cila renditet si një nga pjesët e trupit më të dhimbshme për të bërë tatuazh.

Image