Sigal

Këngëtari i njohur shqiptar feston sot ditëlindjen dhe ka marë urimin më special nga bashkëshortja e tij.

Bëhet fjalë për Big Bastën, i cili së bashku me bashkëshorten e tij Vesa Luma dhe Lianin e vogël jetojnë në Zelandën e Re prej disa muajsh. Vesa ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të bërë edhe më të bukur këtë ditë për partnerin e saj të jetës.

‘Dashuria ime Big Basta  ka ditelindjen sot! Do kisha thene aq shume gjera per ty sot..por po i zgjedh ate qe sigurt i di ..: Kam pas shume fat te te kem ty “ gjysmen” time. Ty,qe cdo sfide e tejkalon aq lehtesisht me deshiren me te madhe qe ne te tre te jetojme ne harmoni dhe dashuri pa limit..Ty,qe je aq i guximshem qe te jesh gjithmone i pari qe hedh hapa drejt se ardhmes..Ty qe dashuron pa kushte ,dhe jeton ne maximum cdo moment! Me ty jeta eshte nje aventure aq e bukur qe nuk dua ta ndal asnjehere! Liani eshte me fat qe ka nje baba shembull! Te duam me se shumti’ ka shkruar Vesa në fototn e publikuar.