Sigal

Këngëtarja e hitit “Wrecking ball”, Miley Cyrus, prej vitesh ishte në një lidhje me aktorin e famshëm Liam Hemsworth. Ata u njohën së bashku në xhirimet e një filmi dhe më pas marrëdhënia e tyre e dashurisë u kurorëzua me fejesë.

Çifti po bënte planet për martesë, mirëpo burime pranë tyre kanë treguar se lidhja shumëvjeçare ka marrë fund. Sipas burimeve, Liam kishte dëshirë të niste një familje sa më parë, mirëpo Miley nuk ishte ende gati.

“Ai do fëmijë dhe nuk do ta shtyjë më këtë, por kjo nuk është ajo që Miley kishte ndërmend. Atij i është thyer zemra. Miley e shtyu dasmën dhe Liam po lodhej me këtë. Nuk kanë shkuar mirë muajt e fundit”- është shprehur burimi.