Sigal

Pas kaq shumë vitesh bashkë, Sara Hoxha dhe Ledion Liço do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, shumë më shpejt nga ç’mund ta imagjinoni.

Ishte vetë Sara ajo që pak orë më parë postoi këtë foto në Instagram Story, në këmishën e së cilës shkruhet: “Thashë Po”. Në foto është shënuar edhe data e dy ditëve më parë, 26 korrik 2018, data ku mer me shumë mundësi është marrë propozimi .

Ne u përpoqëm të zbulonim diçka më shumë dhe burime pranë çiftit konfirmuan për Anabel se dasma do të bëhet në Itali. Ceremonia martesore do mbahet në datë 11 gusht, ndërkohë që një ditë para saj, dyshja ka menduar të realizojë një pritje shumë intime.

Por nuk mbyllet me kaq! Më 12 gusht të pranishmit i pret një tjetër festë e madhe. Me aq sa dihet deri më tani, dasma do të jetë e paharrueshme!