Dafina Zeqiri ka qenë njëra nga këngëtaret më aktive këto muaj veror si me koncerte të mbajtura ashtu edhe me projektet muzikore që ka sjellë.
Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku ka publikuar një video në Instastory nga koncerti i fundit ku shihet duke ‘çmendë’ publikun me ‘twerk-un’ që kishte bërë.
Pas suksesit që arriti në bashkëpunim e fundit me Taynën ‘Bye Bye’, Dafina Zeqiri javë më parë publikoi edhe një këngë ‘Kapma dorën’ në shenjë falënderimi për mbështetjen që fansat ia kanë dhënë gjatë këtyre muajve.