Sigal

Teksa së fundmi e kemi parë mjaft aktive me jetën e saj artistike mes projektesh të shumta muzikore dhe koncerteve, Dafina Zeqiri gjithashtu gjen kohë dhe që të komunikojë me ndjekësit e saj dhe si rrjedhojë dhe të krijojë situata mjaft komike që na shkrijnë së qeshuri.

Dafina postoi një foto në Instagram e cila ndër të tjera na krijoi përshtypjen se këngëtarja ka një tjetër projekt muzikor gati.

Por ajo që na shkriu së qeshuri ishte një komunikim plot humor me një prej ndjekësve.

Teksa ndjekësi e pyet Dafinën :

“A t’jep nana n’katun?”

Këngëtarja ka kthyer përgjigjen epike duke na zbuluar dhe “dhëndrin”.

“Pse i Llapit je?” ka komentuar Dafina.