Sigal

Këngëtari i hiteve ‘reggaeton’ Daddy Yankee mbrëmjen e kaluar zhvilloi në Tiranë koncertin e shumëpërfolur. Me performancën e jashtëzakonshm të hiteve, “Despacito”, “Gasolina” , “Dura”, e shumë hiteve të tjera këngëtari solli për publikun një atmosferë të jashtëzakonshme.
Koncerti i gjatë i cili nisi që në orët e para të mbrëmjes solli shumë surpriza dhe të papritura. Me fjalët e hapjes Daddy Yankee tregoi se në fillim ishte mjaft skeptik për ardhjen në Tiranë, por që më pas kuptoi se ky rrugëtim ja ka vlejtur.
“Në fillim kur u nisa kam qenë shumë i nervozuar dhe i stresuar për ardhjen në Shqipëri sepse nuk kisha qenë asnjëherë më parë. Por sapo kam hyrë në Tiranë u habita me vendin tuaj. Ndihem shumë krenar dhe i lumtur, sepse nuk e prisja gjithë këtë mikpritje. Kur të shkoj në vendin ti do tregoj për ju”,- tha këngëtari teksa bëri me duar simbolin e shqiponjës.
Nga videot e publikuara në rrjetet sociale duket se në publik nuk ishte një numër i madh të pranishmish, por ata që ishin kanë ngritur në këmbë sheshin dhe kanë kaluar një mbrëmje që do e mbajnë mend gjatë. Madje një nga fansat e pranishëm në koncert u ngjit në skenë duke shkaktuar një incident të papritur. Por kaloi shumë shpejt pasi Daddy nuk u shqetësua aspak për këtë dhe me plot modesti i dhuroi fansit një përqafim.
Nga e gjithë atmosfera e krijuar kuptohej se ndonjëherë nuk ka rendësi sa është numri i të pranishmëve, por energjia dhe emocioni që përcjellin ata.