Sigal

Rreth një muaj më parë këngëtarja Selena Gomez u shkëput nga rrjetet sociale dhe mediat për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Para pak ditësh u zbulua se këngëtarja ishte shtruar në një qendër rehabilitimi ku po kujdesej që me anë të mjekimeve të mbronte shëndetin e saj mendor. Pas këti lajmi nuk u mor vesh asgjë për situatën e saj, por më në fund burime për “Hollywood Life” kanë treguar se pas mjekimeve ajo ndihet më mirë.
“Megjithëse ka përmirësime, trupi i saj vazhdon të jetë i brishtë dhe ajo ka frikë se gjithmonë do të brengoset për një nga çështjet e shumta shëndetësore që e shqetësojnë.

Por në këtë moment ajo ndihet shumë më e fortë, më e shëndetshme dhe më e lumtur. Selena ka mësuar se duhet të vendosë shëndetin e saj mbi çdo gjë tjetër”.
Këngëtarja u shtrua në spital për shkak të problemeve mendore, të cilat i janë shkaktuar nga ndodhitë e fundit të jetës së saj.