Cristiano Ronaldo tregon planet e martesës me Georgina

497
Sigal

Së fundmi Ronaldo ka dhënë një intervistë për programin e njohur britanik “Good Morning Britain”.

Gjatë programit kampioni i bardhë e zive  hapi zemrën e tij dhe tregoi për ndjenjën e fortë që e bashkon atë me modelen: “Ajo më ndihmoi shumë. Dhe unë e dua atë, padyshim. Një ditë ne do të martohemi, kjo është e sigurt. ” Po ashtu edhe Georgina kohë më parë foli për historinë e saj me CR7 ku tregoi për vështirësitë e të qenurit së bashku me një kampion, por edhe për ndjenjën e jashtëzakonshme që i bashkon.

Fjalët e saj gjejnë konfirmim dhe në ato të Ronaldos i cili i tha prezantuesit Piers Morgan: “Marrëdhënia jonë është e përsosur. Ajo është gjithashtu një shoqe për mua.Ne flasim shumë. Unë hap zemrën time me të dhe ajo bën të njëjtën gjë  me mua.’