Sigal

Crisitiano Ronaldo i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Georgina Rodriguez. Gazeta më e shitur në Portugali, ‘Correrio da Manha’ raporton se Georgina ka pranuar propozimin e Ronaldos dhe ka nisur provat e fustaneve të nusërisë. Çifti po jetojnë si burrë e grua në Itali dhe kanë një vajzë një vjeçe, Alana Martina. Përveç vogëlushes, Ronaldo ka dhe tre fëmijë të tjerë, për të cilët kujdeset edhe Georgina.

Dyshja e njohur janë fotografuar së fundmi me unaza të njëjta të firmës ‘Cartier’ gjatë një darke romantike në Londër. Sipas disa burimeve të gazetës portugeze shumë pak persona e dinë që Ronaldo do të martohet.