Sigal

ustin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë rënë në një qetësi të madhe që prej zhvendosjes së tyre, për të  jetuar në Kanada, në krahasim me jetën që bënin më përpara. Së fundmi çifti i shumë komentuar, shtynë ceremoninë martesore fetare të cilën kishin planifikuar ta bënin në janar dhe ky veprim i habiti të gjithë. Media të ndryshme thanë se çifti nuk është akoma gati për këtë hap.

Ndërsa disa burime të tjera kanë thënë se nuk ka asnjë problem midis tyre dhe se po përgatisin listën e të ftuarve. Hailey dhe Justin po presin momentin e përshtatshëm dhe po mundohen të rregullojnë axhendën bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Fansat kanë spekuluar një sërë arsyesh për shtytjen e ceremonisë, ndër to dhe historia e Justin Bieber me Selena Gomez, megjithatë deri tani nuk është konfirmuar asnjë arsye e tillë.