Ditëlindje e nxehtë për Emily Ratajkowski. Modelja ka shuar 28 qirinj dhe i dhuron vetes një tatuazh, në një pozicion hot.
Tatuazhi, është bërë në pjesën e pasme të shpinës pikërisht mbi vithe dhe shkruan Emrata, nicknamen e saj.
Ajo që ka dokumentuar këtë tatuazh, ka qenë pikërisht vetëm Emily në Instagram, duke postuar foto dhe video nga mbrëmja e kaluar së bashku me bashkëshortin Sebastian Bear-McClard dhe miqtë.
Emily ul pantallonat për të bërë shkrimin, duke treguar pjesët e saj të pasme. Fansat kanë filluar ta ngacmojnë duke e pyetur modelen nëse është i vërtetë dhe përgjigja ka ardhur menjëherë.
Bëhet fjalë për një tatuazh të përkohshëm, edhe shumë të tjerë të ftuar në ditëlindjen e Ratajkowskit kanë bërë ‘tatuazh’ nickname e saj. Pavarësisht të gjithave ky ‘tatuazh’ është padyshim nga më provokuesit e bërë prej saj.