Çifti vip e pranon: Së shpejti dasëm!

543
Sigal

Ata janë një nga çiftet më simpatike në vendin tonë, të cilët përpara disa javësh dhanë lajmin e bukur se ishin fejuar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Venera Lumani dhe Lind Islamin, të cilët u komentuan gjatë në media për shkak të propozimit që Lindi i bëri të dashurës në Barcelonë.

Pas propozimit të martesës, çifti i njohur ka treguar se shumë shpejt do të mbajnë edhe një dasmë, e cila siç kanë treguar ata do të jetë e hapur për të gjithë pasi në të mund të marrin pjesë edhe fansat e tyre.

Ata kanë qenë ditën e djeshme të ftuar në ‘EdicioninVeror’, ku kanë zbuluar më shumë detaje për këtë ceremoni. Ndonëse nuk kanë treguar se kur do të mbahet, Venera dhe Lindi treguar se do të jetë një dasmë shumë madhështore.

“Do të jetë diçka e madhe, po mendojmë, por do të jetë në një periudhë kur të gjithë të kenë mundësi të vijnë. Ne jetojmë në Tiranë, por familjarët i kemi në Prishtinë e Strugë, kështu që nuk e dimë se kur mund të ndodhë apo ku mund ta organizojmë” – tha Venera.