Çfarë ndodhi? U tha se do të bashkëpunonte sërish me Kenan Imirzalioglu, Cansu Dere hedh poshtë lajmet

644
Sigal

Aktori i njohur turk Kenan Imirzalioglu, së shpejti pritet të nisë xhirimet për një serial të ri dhe vetëm roli i tij është i konfirmuar. Regjisorët kanë hapur audicionet për aktoren kryesore që do të luajë pranë tij, por situata është vështirësuar. Kenan nuk pranon asnjërën nga aktoret si partnere dhe pak ditë më parë në mediat turke u përhap lajmi se më në fund aktori kishte rënë dakord për Cansu Dere. Lajmi u përhap shumë shpejt, por me sa duket nuk ka qenë i vërtetë.

Cansu ka reaguar për mediat duke i hedhur poshtë fjalët. Ajo është shprehur se nuk do të jetë pjesë e serialit dhe se aktorja nuk është përzgjedhur ende.

cansu ken