Sigal

Prej disa kohësh këngëtarja e njohur Britney Spears është duke u përballur me gjykatat. Shkak për këtë janë bërë mosmarrëveshjet me ish-bashkëshortin dhe detyrimet financiare. Së fundmi mësohet se gjykata ka vendosur që Britney t’i japë ishit të saj shumën prej 110 mijë dollarësh si dëmshpërblim për kujdesin e fëmijëve të tyre.

Nëpërmjet një deklarate këngëtarja është shprehur e indinjuar duke thënë se kjo është e tepruar dhe se paratë e fitimit të saj nuk e përballojnë dot shumën e vendosur. Për këtë arsye gjykata ka vendosur rishikim të situatës dhe nuk dihet ende fati i fëmijëve të tyre.