Brënda dasmës luksoze të vëllait të Afërdita Dreshajt, këngë e muzikë shqiptare (Video + Foto)

502
Sigal

Afërdita Dreshaj ka martuar vëllain e saj të vetëm, Arbrin dhe ka ndarë foto e video nga kjo ceremoni e veçantë.

E gjithë atmosfera ishte e organizuar sipas traditës shqiptare, me këngë e muzikë shqiptare dhe duket se familjarët po e shijonin shumë.

Dasma është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe detajet shqiptare me lodra e daulle ishin të pranishme gjatë banketit.

Dy motrat Dreshaj shkëlqyen në dasmën e të vëllait, veshur me fustane rozë pastel, pas trupit, matchy-matchy duke nxjerrë në pah edhe linjat e tyre perfekte. Këngëtarja nuk ka nguruar të shkruaja një urim emocionues, ashtu si motra për vëllain.

“Dhe në këtë mënyrë, vëllai im tashmë është i rritur dhe i martuar. 

Urime dritës së syve tonë dhe kunatës sonë. Ju duam!”– shkruan Afërdita në foton e postuar në Instagram.

Më poshtë video nga dasma e Arbrit ku këndohet e kërcehet shqip: