Bleona publikon pjesë nga filmi ku interpreton përkrah Nicolas Cage

726
Sigal

Kanë përfunduar xhirimet e filmit “211” me aktor protagonist Nicolas Cage. Filmi i zhanrit dramë-thriller ka filluar të shfaqet në kinema. Pjesë e këtij filmi është edhe këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti, e cila luan rolin e Christine.

Bleona ka publikuar një video në Instagram, ku ajo shfaqet duke interpretuar në film, e veshur me një këmishë të bardhë me dekolte të hapur. Gjatë sekuencës së publikuar, Bleona shfaqet e trembur teksa në restorantin ku ndodhet, shpërthen papritur një sulm me armë. Me siguri që filmi ka për të qenë një sukses dhe është një hap më shumë për Bleonën drejt karrierës si aktore hollywood-iane.